Dështim, quhet mësuesi im më i mirë

Ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të të ndodhë është të mos marrësh atë që po kërkon. T’i sforcosh proceset do të thotë të mos kesh kuptuar inteligjencën e jetës, mënyrën e saj të natyrshme të të funksionuarit, që është gjithmonë në favorin tënd. Nëse diçka që e dëshiron me të vërtetë nuk po bëhet realitet, vazhdo qëndro pozitiv dhe në gatishmëri për të kapur një mundësi akoma më të mirë që po vjen drejt teje.

Ti duhet të jesh krenar kur dështon sepse kjo tregon që ke marrë guximin dhe iniciativën për t’u hedhur në veprim.

Duhet të jesh i lumtur kur dështon sepse mësimi që ke nxjerrë për të kaluar fazën ku ndodhesh, rrit nivelin tënd të aftësive dhe në një rast të ngjashëm përpjekjet e tua do të nisin në shkallë më të avancuara.

Duhet të jesh mirënjohës prej dështimit që po kalon sepse ai do të të bëjë që t’i dish vlerën çdo gjëje të mirë që vjen në jetën tënde.

Pra siç e shikon, si rezultat i dështimeve vijnë bekime edhe më të mëdha sesa vetë suksesi do të sillte. Suksesi nga ana tjetër, në rast keqmenaxhimi, mund të bëhet shkak për shumë më tepër pasoja. E gjitha është çështje mendësie. Janë faktorë socialë dhe kulturorë që i kanë veshur koncepteve një kuptim pozitiv ose negativ. Dhe kur këto koncepte janë të dëmshme, është detyra jonë që të gjejmë ilaçin kundër tyre dhe atë që fshihet në të vërtetë, që asnjëherë nuk është aq e keqe sa duket.

Nëse do të përqafosh mendësinë e një njeriu të suksesshçm eja në trajnimin “Mendo, Ndrysho, Fito”: Regjistrohu këtu

Për të të dëshmuar se në fakt dështimi nuk është “gogoli i keq”, i cili na e shkërrmoq vlerën tonë, po listoj 5 të mira që vijnë prej tij.

1.Pajtohu me faktin që nuk mund të kontrollosh dot gjithçka

Bëj më të mirën që mundesh dhe ec përpara. Egoja është ajo që nuk të lejon të gabosh dhe që të fshikullon sa herë nuk arrin të përmbushësh besimet me të cilat ke ushqyer veten. Por disa rrethana nuk janë në dorën tuaj. Ato që varen nga ti janë përgatitja dhe përpjekjet që bën për të qenë në formë, në realizimin e një detyre, gjatë një interviste pune apo një provimi. Mos i bëj faktorët e jashtëm gjykatës të vlerës tënde. Siç e thamë edhe më lartë, nëse diçka nuk po ndodh, ajo është gjithmonë për të mirën tënde.

2.Rritje e vetëdijes

Kujto një debat të fundit që ke patur dhe në vend të gjetjes së fajtorit, reflekto për mësimet që nxore nga ajo situatë. Kështu do të kuptosh më shumë rreth vetes, do të arrish të identifikosh pikat e tua të dobëta, me të cilat duhet të punosh, në mënyrë që të shmangësh përsëritjen e vazhdueshme të së njëjtës ngjarje.

3.Kupton se duhet të fokusohesh më shumë në të tashmen

Shpesh na ndodh të jetojmë si të ishim të përjetshëm. Fokusohemi në një qëllim tonin dhe ia dedikojmë të gjithë kohën atij. Harrojmë të shpenzojmë kohë me familjen, miqtë, dhe e gjithë vëmendja jonë drejtohet prej një motivi të vetëm. Kjo i rrit shumë pritshmëritë tona në atë drejtim dhe bëhemi skllavë të arritjes së atij pikësynimi. Që ta shpëtoni veten prej këtij kurthi, mos harroni të jetoni në të tashmen dhe të kaloni kohë cilësore e produktive. Fokusi në të tashmen do t’ju bëjë më realist dhe më me këmbë në tokë.

Mëso të kthesh dështimet në sukseset e tua më të mëdha në “I love my Business”: Regjistrohu këtu

4.Dështimi ju kujton se në vend të rezultatit final, duhet të fokusoheni te udhëtimi

Kur thuhet se duhet të fokusohemi te udhëtimi që na çon drejt rezultatit dhe jo te ky i fundit, ngjan si një klishe. Brenda kësaj klisheje ka një të vërtetë të madhe. Jo gjithmonë përfundimi është ai që vlen më tepër. Ne gjithmonë kërkojmë diçka më shumë sesa thjesht arritja e një qëllimi. Njeriu nuk kënaqet asnjëherë deri në fund. Udhëtimi të bën të mençur, ndërsa rezultatet, atëherë kur nuk menaxhon mirë gjendjen emocionale, mund të të bëjnë edhe arrogant ose të vetëkënaqur.

5.Ju qëndroni të hapur për diçka akoma më të mirë

Çdo gjë ndodh për një arsye më të mirë. Të mbyllësh veten në një situatë, punë, person të vetëm është ndëshkimi më i keq dhe i paarsyeshëm që mund t’i japësh vetes. Në botë ka miliona mundësi që i përshtaten më së miri qëllimeve të tua, dëshirave, personalitetit tënd dhe nuk ke asnjë arsye pse të përpiqesh me çdo kusht ta bësh diçka të funksionojë. Qëndro i hapur ndaj hartës së jetës. Ajo e di ekzaktësisht se ku po të dërgon dhe se çfarë mësimesh të duhet që të marrësh që të bëhesh një njeri më i fortë, më i mençur dhe më i mirë.

Follow Us

Recent Posts

Video of the Year