Kur ishte hera e fundit që i ke thënë vetes “Ughh, unë nuk kam kohë të bëj palestër, se kam shumë gjëra për të bërë!” ose “Ehaaa, ku kam kohë të lexoj libra unë!”?
Shanset janë që ti ke kohë, por nuk ke organizim shumë të mirë.
Dhe ti ndoshta nuk e kupton… por kjo është ajo që të bën të ngecësh në një vend. Ti po e lë gjithë potencialin tënd në një cep e nuk po e përdor.
Duke lënë zhvillimin tënd pas për t’u fokusuar 100% në karrierë, ti në fakt po krijon një hapësirë mes teje dhe vetes tënde ideale.
Prandaj nuk ka moment më të mire se TANI për të mbledhur forcat, për të vendosur prioritete dhe për të punuar me veten për të qenë versioni ideal i vetvetes.
Sepse nuk ka sukses më të madh, se kur ti punon me veten dhe e zhvillon atë.
Ja si mund të menaxhosh kohën në mënyrë sa më efikase, duke krijuar mundësinë për t’u zhvilluar dhe personalisht dhe profesionalisht në të njëjtën kohë:
Fokusohu në detyrat e tua më të rëndësishme
Nëse merresh me gjithçka, nuk do të kesh kohë për asgjë.
Përcakto qartë cilat janë detyrat më të rëndësishme që duhet të bësh, të cilat japin 90% të rezultateve që ti dëshiron.
E vërteta është që gjithësecili nga ne ka vetëm 24 orë në ditën e vet.
Është pikërisht mënyra se si ti e menaxhon kohën tënde, ajo që bën diferencën.