Mendo, Ndrysho, Fito rikthehet në Tiranë – Një trajnim nga Ermal Mamaqi

Mendo, Ndrysho, Fito rikthehet në Tiranë – Një trajnim nga Ermal Mamaqi

Në cilin stacion të jetës ke mbetur aktualisht? Si po shkon ky udhëtim? Ndihesh i përmbushur nga ajo që po jeton, apo je komplet i zbrazët dhe mezi tërheq këmbët zvarrë kudo që shkon?

Jeta nuk duhet të kthehet në një detyrë të mërzitshme, të cilën e shtyn vetëm se të është dhënë dhe se nuk di çfarë të bësh me të. Nëse po jeton në këtë mënyrë, atëherë është koha për të reflektuar dhe për të marrë masa të menjëhershme përpara se pasioni për jetën të të shuhet krejtësisht dhe reagimi të bëhet më i vështirë.

E gjitha lidhet me qëllimin. Duhet të kesh një arsye të fortë për t’u çuar në këmbë dhe për ta dashur atë që bën. Sa më mirë ta njohësh veten, aq më i fortë është qëllimi dhe aq më e madhe shtysa që të çon drejt realizimit të tij. Kur kupton se çfarë di të bësh më mirë, se cili është kontributi më i vlefshëm që mund t’i japësh shoqërisë, bëhet më e lehtë për ty që të angazhohesh në një drejtim ku prodhon rezultate dhe merr kënaqësi e vlerësim. Por nëse nuk ke eksperimentuar mjaftueshëm në jetë, nëse nuk i di pikat e tua më të forta, nëse je i mbushur me dyshime dhe pasiguri, rruga do të jetë gjithmonë e vështirë.

                               REGJISTROHU NË MENDO, NDRYSHO, FITO

Nisur nga këto paqartësi, dilema, sfida për të gjetur veten dhe për ta dashur më shumë atë që jemi, në të gjithë botën janë krijuar trajnimet dhe librat e vetëzhvillimit, të cilat i shërbejnë këtij qëllimi me shumë vlerë dhe vendimtar për atë që do të vijë në të ardhmen.

Pas një përvoje të gjatë në botë, në trajnimet më të fuqishme të kësaj industrie, producenti dhe aktori i mirënjohur Ermal Mamaqi ka ndërtuar një program për audiencën shqiptare, pjesë e të cilit janë bërë deri tani mijëra pjesëmarrës, jetët e të cilëve janë prekur dhe transformuar.

“MENDO, NDRYSHO, FITO” është programi jetëndryshues, që synon t’u ofrojë njerëzve informacione, të cilat sfidojnë mendësinë e tyre dhe i fusin ata në procese të reja të njohjes së vetvetes dhe gjetjes së zgjidhjeve. Audienca përfshihet emocionalisht prej historive prekëse, por edhe nga batutat e humori, që e bëjnë këtë trajnim argëtues dhe ndryshe nga të gjithë të tjerët. Përfshirja është aq e madhe sa të pranishmit në këtë event e humbasin sensin e kohës dhe në fund mbesin me një pyetje dhe konstatim të vetëm: “Përfundoi? Si kaluan 10 orë pa u ndjerë fare…”

Mos lër rastësinë dhe rrethanat të drejtojnë jetën tënde, por rrit vetëdijen, njih më mirë veten dhe ligjet e jetës, duke u bërë kështu timionieri i fatit tënd.

Një tjetër vit po ikën dhe tani është momenti të vendosësh qëllime të reja.

Jepu atyre vlerë!

MENDO, NDRYSHO, FITO rikthehet më 2 dhe 3 dhjetor në Tiranë!

                                            KAPE KËTË MOMENT!

                           REGJISTROHU NË MENDO, NDRYSHO, FITO

 

Follow Us

Recent Posts

Video of the Year