PROGRAMI I “MENTORIMIT TË AVANCUAR”

PROGRAMI I “MENTORIMIT TË AVANCUAR”

Do të mësosh më shumë rreth programit të mentorimit 1-vjeçar?

Këtu ke mundësinë të zbulosh se si qindra drejtues biznesesh dhe njerëz të suksesshëm në industritë e tyre kanë zgjedhur programin e “Mentorimit të Avancuar” nga Ermal Mamaqi, për të rritur vetëbesimin dhe aftësitë në fushën ku operojnë, brenda 1 viti.

Do të mësosh më shumë rreth programit të mentorimit 1-vjeçar?

Këtu ke mundësinë të zbulosh se si qindra drejtues biznesesh dhe njerëz të suksesshëm në industritë e tyre kanë zgjedhur programin e “Mentorimit të Avancuar” nga Ermal Mamaqi, për të rritur vetëbesimin dhe aftësitë në fushën ku operojnë, brenda 1 viti.

Çfarë është mentorimi 1-vjeçar?

Çfarë është mentorimi 1-vjeçar?

Programi i “Mentorimit të Avancuar” ka si qëllim dhënien e një mbështetjeje të plotë, si në zhvillimin personal, ashtu dhe në biznes apo në avancimin profesional. Përpara se të jesh një drejtues i zoti, duhet të jesh një njeri me ide të qarta, i aftë për të menaxhuar së pari veten, që më pas të dish se si të ndërtosh raporte të balancuara dhe efektive me të tjerët. Me rritjen personale, bëhet dhe më i thjeshtë implementimi i ideve të reja, mësimeve që do të marrësh për biznesin.

Përfitimet që do të marrësh nga angazhimi për 1-vit në këtë program:

01

Do të mësosh prej përvojës disavjeçare në sipërmarrje drejtëpërdrejtë nga trajneri Ermal Mamaqi.

02

Do të marrësh mësime praktike për të gjithë sferat e jetës dhe çështjet e zhvillimit personal, rreth të cilave Ermali ka ndjekur dhjetëra trajnime dhe është liçensuar nga trajnerët më në zë të kësaj industrie në botë.

03

Do të krijosh kontakte me njerëz nga fusha e biznesit, bashkëpunimi me të cilët, mund të ta lehtësojë rrugëtimin sfidues në sipërmarrje.

04

Shumëfishim i rezultateve që do të merrje në 10-vite, brenda 1 viti të vetëm, pasi mendësia e duhur është gjysma e punës.

Fuqia e Zhillimit Personal

Çfarë do të mësosh në programin “Fuqia e Zhvillimit Personal”?

01

Ky program ka si qëllim kryesor që ti të njohësh më mirë veten tënde.

Të kuptosh se shumë prej ideve dhe mendimeve që ke rreth jetës, nuk janë të tuat, por të trashëguara nga breza familjarë, nga mësusesit, shokët, e gjithë shoqëria.

Dhe nëpërmjet këtij programi do të kesh më në fund mundësinë të takosh veten.

02

Do të kuptosh se cila është esenca jote e pastër e brendshme, cili është misioni yt, qëllimet e tua, të pandikuara nga të tjerët.

Leksion pas leksioni, do të shtohen përgjigjet rreth një pyetje që na shoqëron gjatë gjithë jetës, pyetjes:

Kush jam unë? Sa më shumë përgjigje të kesh në kokë rreth kësaj pyetjeje, aq më i vendosur do të jesh në hapat që do të hedhësh në jetë, karrierë dhe biznes.

Përveçse do të qartësohesh për veten, do të mësosh se si të ndërtosh marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme me të tjerët, se si mund ta zhvillosh potencialin tënd, si të ruash gjendjen, të menaxhosh emocionet e tua etj.

03

Të jesh njeriu i duhur është më e rëndësishme sesa të kesh gjërat e duhura.

Prandaj duhet të rrisësh vlerat dhe të bëhesh gjëja më e çmuar që ke.

4 fazat që do të kalosh gjatë këtij procesi:

01

Identifikimi i besimeve kufizuese

02

Përcaktimi i qëllimeve

03

Vendosja e zakoneve të mira

04

Përmirësimi i shëndetit, marrëdhënieve, vetes.

Çdo muaj do të kesh mundësinë të takohesh me Ermalin dhe anëtarët e grupit të mentorimit për t’u trajnuar dhe diskutuar së bashku në lidhje me çështjet e mësipërme.

Temat e programit:

Këto tema do të trajtohen çdo dy javë. Pasi të merrni informacionin e nevojshëm dhe të plotësoni ushtrimet që do t’ju jepen, do të zhvilloni diskutime me Ermalin dhe anëtarët e tjerë të grupit. Do të keni një hapësirë të dedikuar për të bërë pyetje, për t’u qartësuar edhe më tepër në lidhje me pikat, të cilat paraqesin interes më të lartë për ju, si dhe rreth mënyrave se si ky informacion i marrë mund të implementohet në jetën e përditshme.

Mësimet që nuk merren do të të përsëriten vazhdimisht nëpërmjet rrethanave të reja, të cilat nuk do të ndalen derisa më në fund ta kesh marrë mesazhin që duan të të japin. Tani është momenti që ti të zgjosh vetëdijen tënde. Të kuptosh më qartë se cili je dhe çfarë kontributi do t’i japësh botës; si ta bësh më të vlefshëm këtë kontribut…Momenti është tani! Jepi jetës tënde kuptimin dhe vlerën që meriton!

Pyetje të zakonshme:

Ky program zhvillohet përgjatë 12 muajve, ku çdo muaj do të trajtohet 1 leksion.

Grupi i Mentorimit “Fuqia e Zhvillimit Personal” përbëhet nga rreth 50 anëtarë.

Leksionet zhvillohen në fillim të çdo muaji. Përcaktimi i ditës dhe orarit vendoset me marrëveshje nga anëtarët e grupit dhe trajneri.

Business Mastery

Thjesht ndiq guidën tonë për sukses dhe do të shmangësh dhimbjen nga dështimi apo konfuzionin që shpesh të bën të pyesësh veten “Çfarë po bëj me jetën time?”

Pse duhet të bëhesh pjesë e programit “Business Mastery”?

Të jesh lider në një biznes do të thotë të kesh mbi të gjitha: PËRGJEGJËSI! Ti je përgjegjës për stafin që përzgjedh, për motivimin e tyre, për rezultatet që ato kanë, suksesin e punës në skuadër, për fitimin dhe dështimin. Siç duket, nuk është një punë dhe aq e thjeshtë, por ndonjëherë nuk është as shumë e vështirë. Bëhet më e thjeshtë kur t’i përgatitesh si drejtues, kur njeh më mirë veten tënde, pikat e tua të forta, kur ke më shumë informacion rreth menaxhimit dhe organizimit të proceseve të punës, dhe mbi të gjitha kur ke një sistem funksional. Menaxhimi, ndërtimi i marrëdhënieve, marketingu, informacioni për financat, të gjitha këto shtylla e mbajnë biznesin. Sikur dhe vetëm në njërën prej tyre të ketë mangësi, risku rritet, rezultatet rrezikohen dhe drejtpeshimi yt si lider humbet.

Nëse do të jesh një lider i qetë dhe me vetëbesim në atë që bën, duhet të jesh një lider i papërtuar. Duhet të nisësh menjëherë tani të punosh me veten dhe të zhvillosh kapacitetet e tua në sipërmarrje.

Çfarë do të mësosh në këtë program?

Në këtë program do të mësosh teknika praktike të shitjes, marketingut, lidershipit dhe çdo aftësi tjetër që i duhet një drejtuesi që di të mbajë përgjegjësi dhe që prodhon sukses e rezultate me punën e tij.

Temat e programit:

01

Aftësitë që duhen për të rritur shitjet dhe të ardhurat.

02

Bëhu lider i suksesshëm.

03

Ofro një produkt/shërbim të mrekullueshëm

04

Harto një plan biznesi.

05

Harto një plan marketingu

06

Tërhiq dhe mbaj pranë njerëz të mirë

07

Perfeksiono proçesin e shitjes

08

Krijo një eksperiencë fantastike për klientin.

Si do të ndikojë ky program në përmirësimin e jetës dhe biznesit tënd?

Në përfundim të programit “Business Mastery”, ti do të jesh:

Gjatë këtij rrugëtimi do të kesh mundësi të takosh njerëz të rinj, me suksese në biznes, me të cilët mund ta ndash eksperienca, por edhe të bashkoni forcat për sipërmarrjet tuaja aktuale, apo ide të reja që mund t’ju lindin.

Pas shpjegimit të çdo teme, mund të bëni pyetje dhe të merrni përgjigje nga trajneri juaj, Ermal Mamaqi, por edhe prej profesionistëve të fushave të ndryshme, të cilët do t’ju japin këndvështrimet e tyre nisur nga përvojat e mëparshme.

Pse është e rëndësishme të bashkëpunosh me një mentor për jetën dhe biznesin?

Pse është e rëndësishme të bashkëpunosh me një mentor për jetën dhe biznesin?

Përfitimet që merrni nga bashkëpunimi i afërt me një mentor të suksesshëm janë me dhjetëra dhe jo të gjithë e kanë fatin të kenë një busull kaq të fuqishme dhe të saktë në jetën e tyre.

1.Akses në informacion dhe transferim i përvojës

Informacioni është fuqi. Ti ke mundësinë të marrësh vazhdimisht informacion nga një njeri që ka prodhuar sukses në jetë dhe biznes dhe që është i çertifikuar për njohuritë që ndan. Ky informacion vjen në mënyrë direkte nëpërmjet temave të trajnimeve, por edhe pyetjeve që secili bën sipas nevojës dhe asaj që i duhet më së shumti.

2.Zbulim i potencialit

Një mentor të jep mundësinë që të rritesh, të ofron perspektiva të reja, mundësi për ta ndryshuar mendësinë aktuale dhe për të kuptuar më shumë rreth vetes, jetës, mënyrës se si funksionojnë marrëdhëniet. Pas disa seancash arrin të kuptosh se cilat janë pikat e tua më të forta, mundësitë e tua. Rrit vetëbesimin dhe kupton se si të marrësh maksimumin në rrethanat ku ndodhesh, duke përshpejtuar hapat drejt suksesit.

3.Bëhesh pjesë e një komuniteti që synon rritjen dhe suksesin

Puna me një mentor, në një grup specifik me qëllime të ngjashme, të afron edhe më shumë me objektivat e tua. Mentorët janë njerëz që kanë kontakte, një rrjet të madh njerëzish që i përkasin industrive të ndryshme. Ju keni mundësinë të njiheni me këto njerëz që i shërbejnë synimeve tuaja.

4.Menaxhim më i mirë i kohës

Mentorët janë menaxherë të aftë të kohës dhe të burimeve të tyre. Ata ju mësojnë teknika se si të jeni më efiçentë dhe si të gjeni zgjidhje praktike, të cilat jua lehtësojnë jetën.

5.Mbështetje në përballimin e sfidave

Gjatë kohës së bashkëpunimit me një mentor, ju keni mundësi që të këshilloheni për sfidat që po hasni në jetën personale dhe profesionale. Përvoja e tyre, por edhe mbështetja e anëtarëve të tjerë të grupit, do t’ju ndihmojë t’i kaloni këto sfida më shpejtë dhe më thjeshtë.

6.Reduktim i stresit dhe i ankthit

Bashkëpunimi dhe komunikimi me një mentor ju jep siguri. Niveli i stresit reduktohet për shkak të përgjigjeve që merrni rreth çështjeve që ju krijojnë shqetësim.

7.Rrugëtimi drejt suksesit bëhet më i thjeshtë

Koha e çdo arritjeje shkurtohet sepse mësoni teknika praktike, të cilat rrisin aftësitë tuaja menaxheriale. Bëheni menaxherë më të mirë të kohës, të marrëdhënieve, të burimeve që zotëroni dhe mbi të gjitha të vetes. Me mbështetjen e një mentori suksesin e gjeni gjithnjë e më pranë.

Cilët persona janë të përshtatshëm për programin e “Mentorimit të Avancuar”?

Programi i “Mentorimit të Avancuar” është konceptuar që t’i përshtatet nevojave të drejtuesve të bizneseve, menaxherëve, njerëzve që drejtojnë ekipe të mëdha ose të mesme. Ky program është gjithashtu i përshtatshëm për njerëz ambiciozë, profesionistë të suksesshëm që kanë një vizion ose ide, të cilën duan ta bëjnë realitet në të ardhmen, si dhe për njerëz që kërkojnë të rrisin kapacitetin e tyre dhe të maksimizojnë shanset për sukses.

Pse duhet të zgjedhësh Ermal Mamaqin si mentorin tënd?

Ermal Mamaqi ka një lidhje të gjatë me suksesin. Prej më shumë se dy dekadash ai mbetet një prej figurave më të spikatura në median shqiptare duke prodhuar sukses në çdo iniciativë që ka ndërmarrë.

I suksesshëm në muzikë, në film, në programe televizive, në biznes… jo rastësisht. Të gjitha ARSYET dhe PËRGJIGJET që kërkon të dish rreth suksesit të tij, do t’i mësosh në programin e “Mentorimit të Avancuar”.

Përveç këtyre përvojave me vlerë, prej 14-vitesh ai trajnohet nga emrat më në zë në fushën e vetëzhvillimit dhe biznesit, si dhe studion në mënyrë të vazhdueshme në këto drejtime. Mënyra e tij e drejtëpërdrejtë në komunikim dhe formulat praktike, të cilat mund të vihen në zbatim lehtësisht, si dhe pasioni për këtë fushë, e bëjnë Ermalin mentorin e duhur për këdo që kërkon jo vetëm të rritet si njeri, por edhe të prodhojë rezultate.

Fun DAYS

Ditët e argëtimit, udhëtimet që do të realizojmë në grup, do të të japin mundësinë që të krijosh kontakte të reja, të frymëzohesh dhe marrësh energjinë e duhur për realizimin e qëllimeve. Biseda, lojëra, meditim, eksplorim të vendeve të reja, në praninë e Ermalit dhe të një grupi entuziast dhe të gatshëm për të bërë ndryshime pozitive me impakt në cilësinë e jetës.

Thjesht ndiq guidën tonë për sukses dhe do të shmangësh dhimbjen nga dështimi apo konfuzionin që shpesh të bën të pyesësh veten “Çfarë po bëj me jetën time?”