Pse kemi frikë? – Një artikull nga Sadhguru

Pse kemi frikë? – Një artikull nga Sadhguru

Çfarë është frika dhe pse ky emocion ka një efekt kaq gjymtues te ne?

Ky është një artikull me referenca nga mistiku Sadhguru, i cili tregon se si mund ta kapërceni frikën dhe ta jetoni plotësisht jetën.

Çfarë është Frika?

Sadhguru: Frika aktivizohet kur ju jetoni në mendje. Frika juaj është gjithmonë e lidhur me atë që do të ndodhë më pas. Kjo do të thotë se frika juaj është gjithmonë e lidhur me atë që nuk ekziston. Nëse frika që po ndjen ka të bëjë me atë që nuk ekziston, atëhere ajo është 100% imagjinare. Vuajtja prej diçkaje të imagjinuar, e cila nuk ekziston, mund të konsiderohet dhe çmenduri.

Çfarë e shkakton frikën?

Njerëzit zakonisht vuajnë ose për atë që ndodhi dje ose për atë që mund të ndodhë nesër. Pra vuajtja ndërlidhet gjithmonë me atë që nuk ekziston dhe kjo ndodh ngaqë nuk jeni të lidhur me realitetin e atypëratyshëm, por lejoni mendjen të bëjë lojërat e saj nëpërmjet imagjinatës ose kujtimeve që ju sjell memoria. E shkuara dhe e ardhmja nuk janë gjë tjetër në mendjen tonë veçse imazhe vizuale të cilat nuk ekzistojnë tani. Baza që krijon frikën është përhumbja në imagjinatë. Nëse do të ishit prezent, të lidhur me të tashmen, duke jetuar të tashmen, atëherë nuk do të kishit frikë.

Frika ju bën të vendosni kufij rrethues. Këto kufij ju bëjnë të kufizoni dhe fushën e jetës suaj. Nuk keni nevojë ta bëni këtë, pasi ju jeni të mbrojtur nga vetë jeta. Kjo është mbrojtja më e vërtetë!

Efektet negative të frikës

Ju duhet të vendosni nëse keni ardhur këtu për ta përjetuar jetën apo për ta shmangur atë. Nëse keni ardhur për ta përjetuar jetën, një gjë që ju nevojitet është intensiteti. Një jetë pa intensitet varfërohet. Në momentin që përdorni frikën si një mjet për të mbrojtur veten, intensiteti juaj do të ulet. Dhe kur ai bie, aftësia për të përjetuar jetën zhduket. Mendja merr kontrollin. Ajo që ndodh në mendjen tënde bëhet gjithçka që ti ke. Në të tilla kushte nuk do të përjetoni kurrë asgjë fantastike. Nuk do të mund të këndoni, të kërceni, të qeshni dhe as të qani. Nuk do të mund të bëni asgjë që është JETË. Gjëja që do të bëni më së shumti është të qëndroni ulur dhe të trishtoheni teksa mendoni për jetën bashkë me të gjithë rreziqet e saj.

Nëse e keni lexuar me vëmendje dhe kujdes këtë artikull atëhere e keni kuptuar se çfarë është frika. Frika juaj nuk lidhet asnjëherë me atë që ka ndodhur. Frika aktivizohet prej pasigurisë dhe pikëpyetjeve të shumta rreth asaj që do të ndodhë në të ardhmen. Por e ardhmja nuk është shfaqur ende. Pra ajo nuk ekziston. Vuajtjen për diçka që nuk ka ndodhur do e konsideroje një akt të arsyeshëm apo një çmenduri?

Si ta tejkalosh frikën?

Frika nuk është produkt i jetës. Frika është produkt i një mendjeje halucinative, e cila projekton papushim skenare të së ardhmes. Ju merrni një pjesë të së shkuarës, e stiloni dhe i bëni pak makiazh, duke menduar sikur ajo të ishte e ardhmja.

Janë ngjarje që kanë ndodhur dikur, rreziqe që ju janë kanosur apo përvoja të të tjerëve, të cilat ngjallin frikë dhe ju bëjnë të mendoni se mund të jetë e ardhmja juaj.

“E shumta që mund të të ndodhë është që të vdesësh, asgjë më shumë. Të paktën jeto përpara se të vdesësh sepse gjithsesi një gjë e tillë do të ndodhë”, thotë Sadhguruja për të të çliruar nga tensionet dhe ankthet e tepërta të jetës, shumica e të cilave mbeten vetëm në imagjinatë.

Ju mund të planifikoni të nesërmen tuaj, por nuk mund të jetoni në të nesërmen tuaj. Ajo që bën shumica e njerëzve sot është që jetojnë në të nesërmen dhe prandaj kanë frikë. E vetmja gjë që mund të bëni për ta mposhtur frikën është të zbrisni në realitet. Nëse i përgjigjeni asaj që po ndodh tani dhe nuk imagjinoni diçka që nuk ekziston, nuk do të ketë vend për frikë. Pasi haluçinacionet janë zhdukur, ku është frika? Ju nuk do të imagjinoni diçka që nuk ekziston, por do t’i përgjigjeni asaj që po ndodh tani.

Të gjithë dëshirojmë të jetojmë sa më shumë vite të jetë e mundur, por asnjëherë nuk kemi siguri mbi jetën. Ajo që ka vërtetë vlerë është se sa bukur kemi jetuar dhe sa të lirë kemi qenë në këtë jetë. Nëse ke jetuar, ia vlen edhe të vdesësh. Në të kundërt, jeta jote do të jetë një keqardhje, po ashtu edhe vdekja.

Follow Us

Recent Posts

Video of the Year