Si të jetosh jetën ideale për ty

“Nëse nuk po përmirësohesh, por përkeqësohesh.”

Ose do shkosh para, ose do shkosh pas.  Nuk ekziston një gjë e tillë si “të qëndrosh në mes”.

 

Shumë njerëz mendojnë se që të jetosh atë jetën ideale do të thotë të punosh shumë, të fitosh shumë para dhe të kesh një jetë luksoze.

Por kjo nuk është e gjitha.

Jeta jote ideale ka shumë më shumë se kaq.

 

Nëse dëshiron vërtet që të jesh i lumtur dhe i përmbushur, ndalo dhe bëji vetes këtë pyetje:

“Cli është qëllimi që po përpiqem të arrij?”

 

A i ke vendosur qëllimet e tua? Dhe më e rëndësishmja, a po vepron në koherencë me to?

A ke vendosur qëllimet E DUHURA?

 

Veprimet që ti bën çdo ditë, a po të çojnë më afër qëllimit tënd apo po të largojnë nga ai?

Sa i fokusuar je në arritjen e asaj që ti do?

 

Që ta arrish një qëllim, duhet që ta kesh atë në fokusin tënd çdo ditë.

Që ta kesh në fokus, duhet që ta kesh të qartë.

Që të jetë i qartë, qëllimi duhet SHKRUAR.

Është një strategji e thjeshtë, por që funksionon më së miri.

Shkruaje qëllimin tënd në letër, burgose atë aty dhe merr vendimin që do ta arrish atë.

Qëllimi që ti shkruan duhet të ketë 4 karakteristika:

Ai duhet të jetë

  1. a) i qartë
  2. b) i matshëm
  3. c) i arritshëm
  4. d) sfidues

 

Çfarë do të thotë kjo?

Le t’i elaborojmë këto karakteristika me rradhë.

 

  1. a) i qartë

Qëllimi yt duhet të jetë lehtësisht i kuptueshëm.

Ai duhet të shkruhet në formë pozitive dhe të saktë.

Për shembull, qëllimi yt mund të jetë “Unë zotëroj një makinë të zezë BMW.”

 

  1. b) i matshëm

Qëllimi yt duhet të jetë i matshëm. Ti duhet ta dish me saktësi nëse e ke arritur apo jo atë.

 

  1. c) i arritshëm

qëllimi yt duhet të jetë real, i arritshëm. Duhet të jetë një qëllim që ti ke vërtet mundësinë dhe potencialin ta arrish.

 

  1. d) sfidues

Qëllimi që ti vendos duhet të të ngjallë emocion. Ai duhet të të rrisë, të të zhvillojë, të të nxjerrë nga zona jote e rehatisë.

Kjo do të të motivojë më shumë për ta arritur atë.

Follow Us

Recent Posts

Video of the Year