NË MISION PËR TË NDRYSHUAR BIZNESIN TËND!
Pavarësisht nëse biznesi yt është në hapat e tij të parë, ose nëse ka vite në treg, një gjë është e sigurt: Ai ka nevojë të zhvillohet.
Sot është bërë gjithnjë e më e vështirë të dallosh nga konkurentët dhe ta çosh biznesin tënd në një nivel tjetër më të lartë.
Por ka disa strategji të thjeshta të të menduarit dhe të vepruarit që mund ta ngrenë lart biznesin tënd dhe ty si lider të tij.
Ky progam e trajton biznesin tënd tërësisht, në të gjitha aspektet e tij, dhe mbi të gjitha të trajnon ty si lider dhe biznesmen i suksesshëm.
Mendo pak sa mirë do të ishte nëse ti dhe ekipi yt do të prodhonit çdo ditë ide, strategji të reja dhe ta rrisni biznesin tuaj.
Si lider i skuadrës tënde, ti duhet të jesh në përmirësim të vazhdueshëm; të jesh inovator dhe strateg. Të jesh çdo ditë në kërkim të mënyrave për të përmirësuar, krijuar dhe zhvilluar biznesin tënd.
Plani i biznesit, plani i marketingut, plani i shitjes, analizat financiare, ekipi dhe strategjitë janë ndër aspektet më të rëndësishme të biznesit tënd, të cilat po e rrisin ose po e mbajnë atë në nivel mesatar.
Të gjitha këto dhe më tepër do t’i trajtojmë në BUSINESS MASTERY!
ÇFARË DO NDRYSHOJË KY PROGRAM NË JETËN DHE BIZNESIN TËND?
Në përfundim të programit “Business Mastery”, ti do të jesh:
- Më i qartë për synimet e biznesit tënd
- Një negociator më i mirë
- Do të kesh plane të qarta për biznesin, shitjen dhe marketingun
- Do të dish si të tërheqësh në ekipin tënd njerëzit e duhur
- Do të jesh më i sigurt në marrjen e vendimeve
- Më i fokusuar në rritjen tënde profesionale dhe të ekipit tënd
….dhe jo vetëm kaq!
Temat e programit
Ky program zhvillohet përgjatë 12 muajve, ku çdo muaj do të trajtohet 1 leksion.
- Aftësitë që duhen për të rritur shitjet dhe të ardhurat.
- Bëhu lider i suksesshëm.
- Ofro një produkt/shërbim të mrekullueshëm.
- Harto një plan biznesi.
- Harto një plan marketingu.
- Tërhiq dhe mbaj pranë njerëz të mirë.
- Perfeksiono proçesin e shitjes.
- Krijo një eksperiencë fantastike për klientin.
mundësi për network & bashkëpunmime
Përveç mësimeve që do të fuqizojnë mendjen tuaj, ju do të keni mundësinë të njiheni me njerëz si ju që duan rritjen dhe zhvillimin personal. Këto njohje, do t’ju japin mundësi për bashkëpunime të suksesshme.
tejkalo sfidat
Pas çdo teme ju do të arrini t’u jepni zgjidhje shumë problemeve që më parë ju dukeshin të vishtira dhe të pamundura. Nëse i bëni “detyrat e shtëpisë” ju do të arrini të tejkaloni çdo lloj sfide që do t’ju dalë përpara.
pyetje të zakonshme
Programi “Business Mastery” përbëhet nga 12 takime, të cilat zhvillohen 1 herë në muaj përgjatë gjithë vitit.
Pas çdo trajnimi, të gjithë anëtarët e grupit bëjnë pyetje dhe bashkëbisedojnë me Ermalin dhe njëri-tjetrin mbi trajnimin e zhvilluar, sfidat aktuale dhe implementimin më të mirë në përditshmëri të informacioneve të marra në trajnim.
Ky program zhvillohet përgjatë 12 muajve, ku çdo muaj do të trajtohet 1 leksion.
Grupi i Mentorimit “Fuqia e Zhvillimit Personal” përbëhet nga rreth 50 anëtarë.
Leksionet zhvillohen në fillim të çdo muaji. Përcaktimi i ditës dhe orarit vendoset me marrëveshje nga anëtarët e grupit dhe trajneri.
Takimet zhvillohen në të dyja mënyrat. Megjithatë, për lehtësi aksesimi nga të gjithë në kohën e përcaktuar, shumica e takimeve zhvillohen online.