Të trajnohesh nga
Ermal Mamaqi
Ke menduar ndonjëherë sa mirë do të ishte po të kishe pranë një njeri që të të tregojë disa gjëra që nuk t’i kanë treguar kurrë më parë?
Një njeri që jo vetëm të dëgjon dhe është aty për ty, por që mbi të gjitha të këshillon dhe të drejton për të dalë nga sfidat me të cilat po përballesh?
Një njeri i cili të këshillon për biznesin, lidershipin, vetëbesimin, karrierën, menaxhimin, komunikimin, krijimin e marrëdhënieve të bukura me të tjerët, dashurinë për veten, kujdesin për shëndetin, mendimet pozitive dhe jo vetëm?
Dhe mbi të gjitha, një njeri që të mëson nga vetë eksperienca e tij?
Ermali ka mbi 10 vite që trajnohet nga trajnerët më të mirë në planet.
Mentorët e tij janë Tony Robbins, Brian Tracy, Grant Cardone, Vasil Naçi, John Lee, Avinash Ananda dhe të tjerë.
Ajo që e bën Ermalin kaq të suksesshëm si trajner, është fakti që ai ka të njëjtën histori si ti…vjen nga i njëjti vend si ti, dhe ka kaluar të njëjtat sfida me ty…por ai ka mësuar disa informacione të cilat e kanë ndihmuar të transformojë jetën e tij.
Dhe tashmë këto informacione do t’i mësosh edhe ti…