Valbonë 18, 19, 20 Gusht 2023
Një Retreat unik i cili zhvillohet për të tretën herë rradhazi në Valbonën e bukur.
Grup energjik, momente zbavitëse, mësime domethënëse, miq të rinj dhe kujtime të paharrueshme të presin në këtë udhëtim 3 ditor drejt fuqizimit dhe rritjes personale.
Udhëtimi do të zhvillohet në Valbonë dhe në destinacione të tjera të jashtëzakonshme në veri të vendit tonë më 18, 19, 20 Gusht.
Gjatë gjithë udhëtimit do të jemi të shoqëruar nga Ermali, Mjeshtri i meditimit Sheki Useini, si edhe nga njerëz të suksesshëm në biznes dhe në fusha të tjera.
Në çdo moment do përjetojmë emocione, të qeshura, do të vizitojmë vende përrallore, ngjitje në lartësi, trajnim, meditim, ushtrim fizik dhe shumë aktivitete të tjera.
Disa nga përfitimet që ti do të marrësh gjatë këtyre tre ditëve janë:
Team Building
Ky Retreat unik do të ofrojë aktivitete dhe lojëra të cilat do të forcojnë frymën e grupit dhe bashkëpunimit.
Trajnim ekskluziv
Një trajnim ekskluziv nga Ermali, i shoqëruar me interaktivitet për një përfshirje dhe përvetesim sa më të mirë të njohurive. Një trajnim që do jetë një eksperiecë mbresëlënëse për cdo pjesëmarrës.
Meditim
Meditim ekskluziv nga Mjeshtri i Meditimit Sheki Useini. Në harmoni të përkryer me situatën dhe gjendjen, meditimi transcendental do të jetë i paharrueshëm si pjesë integrale e këtij trajnimi ekskluziv.
Argëtim
Lojrat dhe argëtimi do të jenë refreni i këtij aktiviteti. Sfida dhe shpirti i garës do i bëjnë disa momente të udhëtimit një "betejë" argëtuese. Mbrëmja do të shoqërohet me muzikë dhe argëtim.
Natyrë relaksuese
3 ditë në zemër të natyrës dhe bukurisë së Valbonës, ku do kesh mundësinë të zgjosh brendinë dhe të lidhesh edhe më tepër me natyrën, duke fituar kështu qetësi dhe relaks.
PSE DUHET TË MARRËSH PJESË
Duhet të jesh në këtë retreat nëse të nevojitet:
- Të marrësh energji të reja
- T'i rikthehesh biznesit/punës tënd/e më kreativ dhe me ide të freskëta
- Të takosh partnerë të rinj biznesi me të cilët mund të bashkëpunosh
- Je i lodhur nga rutina jote
- Të takosh njerëz të rinj që janë në frymën e vetëzhvillimit
- Të tejkalosh limitet e tua
- Të argëtohesh për 3 ditë pa e vrarë mendjen për asgjë
- Të mësosh si të lësh pas të shkuarën dhe të ecësh përpara
ÇFARË PËRFSHIHET
- 2 mëngjese, 3 dreka, 2 darka
- Trajnim ekskluziv nga Ermal Mamaqi
- Meditim unik nga Mjeshtri Sheki
- Transporti me autobus komod
- Udhëtimi me varkë në Koman - Lumi i Shalës - Fierzë
- Aktivitete fizike - Hiking, ushtrime, lojëra
Një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit, e cila do t’i bëjë të përjetojnë emocione, dhe të nxiten për të marrë veprim për të kaluar në një nivel më të lartë në punën dhe jetën e tyre.
Në këtë trajnim ekskluziv do të prekësh zemrën tënde, do afrohesh më shumë me paqen e brendshme dhe do t’i japësh zgjidhje disa situatave që po të mundojnë në lidhje me veten, marrëdhëniet, të shkuarën apo çdo gjë tjetër që po të mban peng.
Trajnimi është i thjeshtë për t’u kuptuar dhe aplikuar, dhe do të lërë gjurmë tek ti, jo vetëm si një kujtim prekës, por dhe si një pikë kthese në jetën tënde.