7 arsye pse nuk duhet të mungosh në “I LOVE MY BUSINESS”

7 arsye pse nuk duhet të mungosh në “I LOVE MY BUSINESS”

Pikësëpari dua të them se ka një arsye pse ti hyre brenda këtij artikulli. Jo rastësisht ndodhesh këtu për të lexuar rreth të mirave që mund të përfitosh nga një trajnim si.“I love my Business”

Gjithmonë bëhet shkak diçka që ne të marrin një vendim dhe që rrjedha e fatit tonë të shkojë në një drejtim të ri. Këtë mund ta quajmë ndryshe dhe si pika e kthesës. Shkaqet nuk janë gjithmonë të njëjta. Ndonjëherë është një mik i cili thotë diçka që na bën të reflektojmë, mund të jetë një artikull si ky, një ngjarje që ndeshim në rrugë.

Arsyet që mund të shtyjnë drejt një ndryshimi në jetën tënde janë të shumta, por më mirë se gjithçka tjetër në këtë rrugëtim, mund të të ndihmojë një trajnim, i cili kujdeset për përvojën jetësore në 360 gradë. Duke filluar që nga mënyra se si jemi ndërtuar në vegjëli, besimet kufizuese, mendësia dhe programimet e mendjes, e deri te zgjedhjet në karrierë, mënyra se si ndërtojmë marrëdhëniet me kolegët dhe rezultatet që kemi në vendin e punës.

Më poshtë po ju listoj 7 arsye pse duhet të jeni pjesëmarrës në “I love my Business”, event i cili rikthehet në datë 27 prill në Tiranë.

1.Trajnimi iu vjen në ndihmë të gjithë njerëzve të përfshirë në biznes, punonjësve dhe drejtuesve të tyre

Të dy hallkat e zinxhirit janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe nuk mund të funksionojnë si të ndara. Ti do të mësosh se si të performosh më mirë në rolin që ke, por edhe si si të ndërlidhesh më efektivisht me të gjithë strukturat e tjera brenda biznesit.

2.Vetëdijësohesh rreth bllokimeve emocionale të brendshme

Ke frikë të ndash idetë e tua me të tjerë? Shkon deri te dera e shefit tënd për të ndarë një mendim tëndin me të dhe kthehesh prapë mbrapsht sepse nuk ke besim mjaftueshëm te vetja? Ndihesh në ankth dhe je i mbytur nga mendime që të përsërisin vazhdimisht se nuk je i mirë mjaftueshëm? Të gjithë këto trazira që ndodhin në mendjen tënde nuk janë të vërteta. Ato kanë zënë vend aty prej një ose disa përvojave që ke përjetuar, prej mjedisit jo mbështetës dhe kritikave destruktive. Në trajnim do të identifikosh mendimet që po të mbajnë peng dhe nuk po të lënë të arrish synimet që ke, si dhe do të mësosh rreth mënyrës se si mund “t’u japësh duart” njëherë e përgjithmonë nga jeta jote këtyre mendimeve.

Bëhu pjesë e trajnimit për zhvillimin personal dhe karrierën që do të transformojë rrënjësisht jetën tënde: Regjistrohu këtu!

3.Energjia që merr nga ky event do të të shoqërojë gjatë

Ky nuk është një trajnim tipik ku informacionin e merr në mënyrë pasive duke qëndruar vetëm ulur. Në këtë trajnim në fakt nuk ka asgjë tipike dhe të zakonshme. Informacioni shoqërohet prej historive zbavitëse dhe humorit, por nuk mungojnë as historitë prekëse nga jeta personale e trajnerit Ermal Mamaqi apo të njerëzve të tjerë të mëdhenj që kanë bërë histori. Në mbyllje të eventit, do të ndihesh gati që të hidhesh në veprim, si dhe të nxjerrësh më të mirën nga vetja.

4.Qartësohesh për qëllimet dhe objektivat e tua

Një prej çështjeve që prek më së shumti njerëzit sot lidhet me krizën e brendshme për të gjetur atë se çfarë i përmbush në të vërtetë. Mungesa e qartësisë të bën të humbasësh kohë, pasi do të të duhet vazhdimisht të provosh rrugë të ndryshme, si dhe nuk të lë të qetë për sa kohë nuk ndien se e ke gjetur atë që dëshiron në të vërtetë. Në “I love my Business”, përmes pyetjeve që do të të bëhen dhe ushtrimeve që do të plotësosh, do të arrish të kuptosh se cili është misioni yt i vërtetë.

5.Vendos qëllime të sakta për të tashmen dhe të ardhmen

Nuk do të arrish asnjëherë të masësh rezultatet e qëllimeve që qëndrojnë thjesht në kokën tëndë. Pasi qartësohesh për to, hapi i mëpasshëm është të shkruarit të tyre duke i vendosur në rend sipas prioriteteve dhe kohës së realizimit. Vetëm kur janë të matshme dhe të përcaktuara qartë, qëllimet mund të bëhen realitet.

6.Zbulon pjesë brenda vetes që nuk e dije se ishin aty

Informacionet për jetën, argëtimi zënë një vend të rëndësishëm në trajnim, po aq sa dhe meditimi dhe depërtimi i thellë brenda vetes. Të shumtë janë ata që për herë të parë në një event si ky, arrijnë të marrin mesazhet e fshehura në nënvetëdijen e tyre, për të cilat nuk kishin qenë asnjëherë të ndërgjegjshëm. Një ide e re mund të zbresë në mendjen tënde. Disa arrijnë të çlirojnë një bllokim të brendshëm, të tjerë arrijnë të falin me zemër një njeri që e kanë dashur shumë, por që i ka lënduar. Çlirimi që do të ndiesh në fund të këtij procesi që ndodh në të dy ditët, do të të rrisë dhe do të bëjë të ecësh më shpejt në rrugën tënde.

7.Nuk do të mund ta kuptosh asnjëherë efektin e këtij trajnimi pa qenë prezent në sallë

Pavarësisht asaj që lexon dhe videove që mund të shikosh, atë që ndodh me të vërtetë në këtë event do të mund ta kuptosh vetëm duke qenë në sallë. I gjithë çelësi është te energjia që çlirohet aty. Është aq e fuqishme sa nuk mund të lërë indiferent askënd që e provon. Janë me qindra ata që rikthehen që t’i rishohin trajnimet, pikërisht prej fuqisë transformuese që ato kanë. Nëse je në një pikë ku të duhet të marrësh vendime të rëndësishme për veten, nëse të duhet një nxitje më shumë për të vazhduar me qëllimet që tashmë ke vendosur, “I love my Business” është zgjedhja për të cilën nuk do të pendohesh kurrë që e bëre.

Follow Us

Recent Posts

Video of the Year