Kjo është mundësia që ke pritur! MNF po të troket në derë…

Kjo është mundësia që ke pritur! MNF po të troket në derë…

Nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, në cilin shtet, qytet, pranë malit ose detit. Tani kemi mundësinë për të qenë më afër njëri-tjetrit se asnjëherë më parë.

MNF po troket në derë në kuptimin e parë të fjalës, sepse këtë herë, trajnimin “Mendo, Ndrysho, Fito”, do të mund ta ndjekësh nga shtëpia.

Më pranë se kaq nuk mund të vinim.

Si përgjigje ndaj kërkesave të shumta të atyre që nuk kanë mundur të vijnë në lokacionet ku kemi patur trajnimet e mëparshme, kemi vendosur që “MNF-në” ta realizojmë edhe online.

Dedikoja një ditë kohë vetes tënde dhe përgatitu për një vit ndryshe.

Një vit më me guxim, vendosmëri dhe fokus.

Nuk ka rëndësi se si shkoi viti 2023. Merr çdo mësim prej tij dhe nisu përpara.

Fakti që je akoma në këtë jetë është një dhuratë, është një mundësi për të bërë më mirë, për të qenë njeriu që thellë brenda vetes ndien se meriton të jesh.

E di që ka shumë zëra skeptikë brenda teje, që herë pas here mbushesh me frikë dhe dyshime, prej ngjarjeve që kanë ndodhur, nisur nga ajo që di dhe të është thënë.

“Mendo, Ndrysho, Fito Online” është një shans i ri për të rigjetur forcën, për të identifikuar mendimet që po të bëjnë dëm, si dhe për t’i zëvendësuar ato me besime të reja.

Çdo ditë e re, çdo vit i ri është një shans për të rilindur, për të bërë më mirë.

Le të bëhemi të gjithë bashkë më 4 shkurt, të gjithë shqiptarët nga çdo cep i botës, e të mblidhemi për një qëllim të përbashkët: Zgjimin e potencialit të brendshëm dhe arritjen e më të mirës në profesion, marrëdhënie, në jetë.

Regjistrohu këtu dhe bëhu pjesë e trajnimit që ka frymëzuar mijëra njerëz për të ndryshuar jetën e tyre.

Follow Us

Recent Posts

Video of the Year