Sigurisht, ti mund të kishe patur më shumë sukses.
Mund të fitoje më shumë para; mund të kishe një makinë më të shtrenjtë; mund të kishe bërë diçka tërësisht tjetër me jetën tënde…
Sa shpesh të vijnë këto mendime? Po sikur…..sikur…. sikur të kisha këtë….sikur të isha kështu….
NDALO MENJËHERË!
Fjala “sikur” është vjedhësi i lumturisë tënde.
TI po i vjedh vetes lumturinë; ti po e privon veten nga ndjesia e përmbushjes; e plotësimit.
Nëse nuk ndien lumturi dhe mirënjohje për gjërat që ke, nuk do të mbushesh me lumturi dhe mirënjohje edhe nëse do të kishe shumë më shumë…
Ti je këtu; Ti po merr frymë; Ti po ndërton jetëm më të mirë për veten dhe familjen; Ti po punon fort për vetëzhvillim dhe arritjen e synimeve të tua…a nuk mjafton kjo?
Sigurisht që po!!!
Ndiej krenari për veten dhe festo për gjithë sukseset e arritura deri më tani.
Shumë të tjera do të pasojnë!