Suksesi në biznes/ Seminar falas në Prishtinë nga Ermal Mamaqi

Seminar falas në Prishtinë për suksesin në biznes nga Ermal Mamaqi

Mendësia në biznes është faktori më kyç që vendos për suksesin ose dështimin. Mund të kesh mbledhur në një skuadër më të mirët e çdo sektori, por nëse mungon fryma e bashkëpunimit, aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive, motivimi i brendshëm, aftësia për të menaxhuar veten ose grupin, e gjithë kjo armatë e fuqishme profesionistësh do të kthehet në një makineri që prodhon dështim. Ashtu si në një ndeshje futbolli, ku rezultatin e prodhon shpirti i ekipit dhe loja e mirë në grup, e njëjta gjë vlen edhe për biznesin.

Në datë 7 nëntor, ora 18:00, në “Hotel Prishtina”, trajneri Ermal Mamaqi do të mbajë një seminar falas për të gjithë bizneset e interesuara në Kosovë, por edhe në të gjithë trevat shqipfolëse, ku do të jepet informacion se si mund të rrisin performancën e ekipeve të tyre.

Regjistrohu në seminar

Nëse je një drejtues ose menaxher biznesi dhe shqetësohesh se nuk po gjen punonjës të kualifikuar, njerëzit nuk të binden, skuadra është e pamotivuar, e paorganizuar, largohen shpejt nga puna, nuk i çojnë punët deri në fund, eja në këtë seminar.

Do të mësosh të identifikosh natyrën e punonjësit që mund të të rrëzojë të gjithë ndërmarrjen përmes mënyrës se si i infekton të tjerët, duke mbjellë ide negative në mendjen e të tyre me ankesa dhe thashetheme. Përveç kësaj faze të rëndësishme të seleksionimit, ky seminar do të të pajisë me mendësinë që i duhet një lideri për ta ushtruar përgjegjësinë që i është dhënë, për mënyrën se si duhet të përballet me sfidat e shumta që sjell jeta dhe biznesi.

Përvoja e Ermalit në disa sipërmarrje të menaxhuara me sukses, por edhe informacioni i marrë prej trajnimeve të shumta të ofruara nga personalitete botërore, ekspertët më në zë sot, do të të vlejnë dhe do të shtyjnë të bësh ndryshime që do të sjellin rezultate të prekshme në fushën ku aktualisht po kontribuon. Nuk ka rëndësi se çfarë biznesi drejton. Sfidat janë të ngjashme, diferencën e bën mënyra se si i konceptojmë ato dhe se si u qasemi për t’i zgjidhur.

Nëse je një drejtues biznesi, menaxher apo drejtues i një sektori në kompaninë tënde, të stafit të shitjes ose marketingut, të pres në Prishtinë, në një seminar që do të të nxisë t’i japësh përparësi rritjes tënde personale, por edhe rritjes si profesionist në biznes.

Mos harro se në majë mbërrijnë vetëm udhëtarët më këmbëngulës dhe të palodhur!

Follow Us

Recent Posts

Video of the Year